Google ADS

Bilanci i COVID-19 në Kenia, shënohen mbi 1 mijë raste të reja

10:41 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Mbi 1.200 rastet e reja me COVID-19 në Kenia kanë rritur numrin e rasteve në afro 66 mijë, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Sipas shifrave të fundit numri i të vdekurve është rritur me 26 për të arritur 1.180.

“Sot 1.216 persona rezultuan pozitivë ndaj virusit nga 6.816 të testuar në 24 orët e fundit, duke çuar në 65.804 numrin e rasteve pozitive të konfirmuara në vend”, tha ministria.

Sipas përditësimit, 1.174 nga pacientët e rinj janë kenianë dhe 42 shtetas të huaj. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera në Kenia tani është 760.775.

Numri i pacientëve në spitale është 1.289 ndërsa 5.960 janë izoluar në shtëpi, shtohet më tej.

Më tej theksohet se nga virusi jetën e kanë humbur 23 punonjës shëndetësorë ndërsa janë infektuar 2.148 deri më tani.

Në të gjithë botën, COVID-19 ka marrë mbi 1.28 milionë jetë që nga dhjetori i kaluar.

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA, numri i rasteve është mbi 52.12 milionë, me mbi 33.92 milionë të shëruar./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme