Përderisa India regjistroi pothuajse 48 mijë raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, kryeqyteti Nju Delhi për herë të parë që nga shpërthimi regjistroi një shifër rekord me mbi 8 mijë raste të reja.
Të dhënat e autoriteteve shëndetësore të qeverisë në Nju Delhi treguan se kryeqyteti regjistroi 8.593 raste të reja, shifër më e lartë deri më tani në një qytet indian.
Ditëve të fundit, kryeqyteti ka regjistruar një rritje të rasteve të reja, duke i çuar autoritetet të ndërmarrin hapa shtesë, përfshirë ndalimin e festivalit hindu Chhath Puja në vende publike.
Këshilli indian i drejtorit të përgjithshëm të Hulumtimeve Mjekësore, Dr. Balram Bhargava, në fillim të kësaj jave tha se një goditje e tretë ka arritur tani në Nju Delhi, pas dy kulmeve të para në muajt qershor dhe shator.
Media lokale raportoi se Gjykata e Lartë e Nju Delhit dje kritikoi qeverinë lokale për përhapjen e koronavirusit në kryeqytet.
“Duke vëzhguar që një qytet tani po regjistron një rritje më të madhe të rasteve ditore sesa shtetet si Maharashtra dhe Kerala, gjykata kërkoi nëse qeveria ka ndonjë plan konkret për të kontrolluar situatën. Gjykata tha se përderisa shtetet e tjera po vendosin kufizime, qeveria e New Delhit po zbut të gjitha normat”, raportoi transmetuesi lokal NDTV.
Ndërkohë, prodhuesi indian i ilaçeve Instituti Serum i Indisë (SII) dhe Këshilli Indian i Hulumtimeve Mjekësore (ICMR) sot njoftuan përfundimin e regjistrimeve të provave klinike të ‘fazës së tretë’ për vaksinën Covidshield në vend.
Covidshield, i zhvilluar së bashku me prodhuesin britanik të ilaçeve AstraZeneca dhe Universitetin e Oxfordit, aktualisht po zvarritet në Indi.
“Aktualisht, SII dhe ICMR po kryejnë provën klinike të ‘fazës së dytë dhe të tretë’ të COVIDSHIELD në 15 qendra të ndryshme në të gjithë vendin. Ajo ka përfunduar regjistrimin e të gjithë 1.600 pjesëmarrësve më 31 tetor të vitit 2020”, tha në një njoftim SII.
SII po ashtu tha se instituti ka prodhuar tashmë 40 milionë doza të vaksinës potenciale të AstraVeneca kundër COVID-19.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi 47.905 raste të reja të regjistruara në mbarë vendin, duke e çuar në 8.63 milionë numrin e përgjithshëm të infeksioneve. Po ashtu 550 vdekje të tjera nga virusi u raportuan, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 128.121.
India është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë, me 489.294 raste aktive me COVID-19 dhe mbi 8 milionë të shëruar deri më tani./AA/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën