Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti kanë vizituar Klinikën Infektive në kuadër të QKUK-së.
Pas kësaj, Zemaj tha se çdo pacient, në secilën klinikë do të trajtohet me profesionalizëm.
Përpos kësaj, Zemaj theksoi se Qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht që të jenë të gatshëm për çdo skenar, që të menaxhohet situata, të ketë shtretër të mjaftueshëm për pacientët në nevojë, staf shëndetësorë si dhe furnizim me barna, transmeton Arbresh.info.
Ministri Zemaj gjithashtu ka ftuar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetarëve ta votojnë ‘Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike’.
Ai tha se ky ligj është shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë.
Postimi i plotë:
Së bashku me Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti, vizituam Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë, ku me stafin menaxhues biseduam për aspekte të menaxhimit klinik të rasteve me Covid-19, dhe përforcimit të shërbimeve me qëllim të përballimit të çfarëdo fluksi të pacientëve me Covid-19.
Çdo pacient, në secilën klinikë do të trajtohet me profesionalizëm.
Qeveria e Kosovës dhe të gjithë ne po angazhohemi maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, ta menaxhojmë situatën, të ketë mjaftueshëm shtretër për pacientët në nevojë, staf shëndetësor ku tashmë do të jenë edhe specializantët e rinj, si dhe furnizim me barna.
Për shkak të rrethanave të krijuara dhe rritjes së rasteve me Covid-19, ditëve të fundit është imponuar të ndërmarrim disa masa të reja, përfshirë këtu edhe pezullimin e përkohshëm të punës në objektin e ambulancave specialistike në QKUK, ku në vijim do të ofrohen vetëm shërbime shëndetësore për rastet emergjente.
Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
Andaj edhe sot dhe çdo ditë tjetër shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.
Qytetarë të nderuar,
Realiteti i krijuar kërkon nga të gjithë ne që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin për t’i bërë ballë kësaj situate.
Në këtë kontekst edhe njëherë i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetarëve ta votojnë “Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, në të cilin Qeveria ka paraparë edhe fondin rezervë për pandeminë.
Ky ligj është shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë.
Respektoni rregullat!
#Maska
#Higjiena
#Distanca
Kryeministri Hoti pas vizitës në Infektivë thotë se jemi në situatë lufte
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...