Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe U.D së drejtorit të Shërbimit Spitalor-Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi kanë vizituar Klinikën Infektive.
Hoti tha se e ka vizituar për së afërmi këtë vizitë dhe se kjo gjendje nuk është e lehët është situate lufte, raporton arbresh.info.
“Kjo situatë nuk është e lehët është situatë lufte me pandeminë tani e tetë muaj”, tha ai.
“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Hoti, teksa ka përgëzuar stafin për punën”
“I përgëzoj stafin për punën, dedikimin që kanë pas por tash në përballje me valën e dytë duhet të rrisim nivelin e angazhimit”, tha kryeministri, duke shtuar se numri i personave që kanë përfunduar me fatalitet pas infektimit është më i ulët nëse krahasohet me rajonin.
“Numri i rasteve fatale së paku dje s’ka qenë shumë i lartë, krahasim me rajonin po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që të ju qëndrojmë afër dhe t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Ne do të jemi në baza të rregullta në vizitë në klinikë”, tha ai.
Ai u zotua që do të plotësohen të gjitha kërkesat që kërkohen në shërbim spitalor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...