Google ADS

Presidenti i Ukrainës shtrihet ne spital pas infektimit me COVID-19

08:21 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

“Në fillim ishte trajtuar në shtëpi, por më vone u shtrua në spitalin Feofania. Me qëllim të izolimit dhe mos të ketë kontakte me asnjë,” ka thënë një burim i afërt i presidentit për Reuters.

“Presidenti është mirë me shëndet, asgjë serioze,” ka shtuar ajo, transmeton arbresh.info

Zelenskiy tha së të hënën ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç presidentit edhe ministri i Financave, ministri i Mbrojtjes dhe ndihmësi kryesor i Zeleneskiy janë infektuar me COVID-19.

Deri më tani Ukraina ka regjistruar 500,865 raste pozitive dhe 9,145 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme