Google ADS

Afrikë, shënohen mbi 300 raste dhe dhjetëra viktima

08:00 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Numri i viktimave në gjithë kontinentin është rritur në 46.357 ndërsa numri i rasteve në 1.930.482.

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar 1 milion e 930 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 14.163 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.930.482 ndërsa numri i viktimave me 332 vdekje të reja arrin në 46.357.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.011, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.405 dhe në Marok 4.506 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 742.394 raste e cila pasohet nga Maroku me 270.626 dhe Egjipti me 109.881 raste.

Deri më tani janë shëruar 1.629.090 persona të infektuar./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme