Google ADS

”Thuj Milaim Zekës, informacionet je ka i merr në Beograd”, nxehet Daut Haradinaj

00:17 | 12 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Në debatin e sontëm në ”Prime Time” me Xhemajl Rexhën, ishte deputeti i AAK-së Daut Haradinaj dhe flitej për temën e Gjakatës Speciale, kur ndërhyri përmes SMS-it, ish-deputeti Milaim Zeka.

Ish-deputeti Zekaj përmes SMS-it kishte ndërhyrë duke përmendur dy të akuzuarit e ardhshëm që sipas gazetarit veteran, janë dy ish deputetët e PDK-së, Azem Syla dhe Adem Grabovci.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak deputetit Daut Haradinaj duke thënë se Zeka, këto informacione po i merr nga Beogradi. Haradinaj ka përmendur huqjen e Zekës në rastin e tij, ku sipas paralajmërimeve të gazetarit Zeka, Daut Haradinaj ishte prej të parëve në listë./infofokusi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme