Google ADS

Britania e Madhe bëhet shteti i parë evropian që ka 50 mijë viktima shkaku i Covid-19

23:58 | 11 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në Evropë që kaloi 50 mijë vdekje nga COVID-19, ka bërë të ditur qeveria britanike.

Një total prej 50,365 njerëz kanë vdekur pasi rezultuan pozitiv për coronavirus, 595 vetëm në 24 orët e fundit, raporton bbc.

Britania e Madhe është vendi i pestë që ka mbi 50 mijë vdekje, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 22,950 raste të reja me virus.

Deri më tani rreth 1.2 milion raste janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i epidemisë, dhe më shumë se 185 mijë njerëz janë pranuar në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme