HMD Global ka marrë licencën për set-top boksa për produktet e streaming. Sipas rrjedhjes së fundit të informacioneve, set-top boksat e Nokia’së do të kushtojnë 100 euro kur të arrijë në tregun evropian.
Gjiganti i dikurshëm finlandez, Nokia me sa duket do të vijë edhe me produkte të reja inovative.
Hardueri është një kuti e zezë me logon e Nokia që gjendet në maje të pajisjes. Në pjesën e pasme pajisja ofron Ethernet port, HDMI, USB-C, porte për audio dhe AV me USB-A. Mbështet edhe dalje për cilësinë 4K, dual-band Wi-Fi, me Bluetooth 4.2 .
Kutia e parë e markës së quajtur Nokia Android TV del përpara fundvitit, dhe përveç Evropës, tani për tani nuk ka asnjë lajm nëse do të jetë në shitje edhe në Amerikë.
Real Madrid publikon 11-shen startuese ndaj Alaves
Gërvalla: Kosova dhe Greqia, në rrugën e forcimit të marrëdh...
“Gjaku i tij u bë dritë e liri”, djali i heroit ...
Kurti takon ministren e Arsimit të Bosnjës, diskutojnë mundë...
Shqipëria U-15 barazon në miqësore me Malin e Zi
Vrasja e Afrim Bunjakut një vit më parë në Banjskë, Ministri...