Real Madridi thuhet se është i zënë me përgatitjen e tyre për dy vera të nxehta dhe me aktivitet të madh transferimesh, pasi thuhet se kanë në plan për të finalizuar katër marrëveshje të mëdha.
Mbretërit janë të njohur për shpenzime të mëdha tash e disa vite në afatin kalimtar të transferimeve, ndërsa një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe në dy verat pasuese.
Sipas gazetës AS, drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu kanë etiketuar tashmë katër objektiva të mëdha për të transferuar gjatë dy verave të ardhshme.
Ky medium beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është objektivi numër një.
Transferimi i yllit francez pritet të ndodh nëse ai do të jetë në dispozicion për një çmim të arsyeshëm.
Një emër tjetër që përmendet është mesfushori 18-vjeçar i Rennes, Eduardo Camavinga.
Për lojtarin ata do të përballen me një konkurrencë të fortë nga Manchester United, i cili thuhet se tashmë ka bërë një lëvizje dhe do të ketë financa të pastra nëse do të largojnë Paul Pogban.
Emri i tretë i madh është Erling Haaland, i cili ka bërë emrin e tij si një nga sulmuesit më vdekjeprurës të Evropës në Borussia Dortmund.
Ideja është që ai të vijë në vitin 2022, kur Karim Benzema është 35 vjeç dhe në fund të kontratës së tij.
I fundit është qendërmbrojtësi 22-vjeçar i RB Leipzig, Dayot Upamecano, i cili gjithashtu është i lidhur me një lëvizje në Madrid.
Megjithatë, edhe për këtë Unitedi thuhet gjithashtu se ruan një interes. /Telegrafi/
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...