Që kur këngëtarja e njohur Filloreta Raçi- Fifi ka filluar të paraqitet në skenë, ajo ka grumbulluar mijëra fansa.
Për shkak të mbështetjes së tyre të vazhdueshme, artistja shpeshherë i surprizon me më të rejat nga karriera e saj profesionale, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi ajo ka treguar se është e dashuruar dhe të gjitha shkrimet që bëheshin kishin të bëjnë me jetën e saj private.
Fifi ka vendosur që të bëjë një reagim ndaj shkrimeve të shumta në media, duke thënë se arsyeja se pse po bëhen shkrime të tilla në drejtim të saj, është fakti që ajo po tregohet e mirë më shumë se që duhet.
“Shumë shpesh tregohem e papjekur…Shumë keq apo jo? Ama njeri pa gabime nuk ka. Mundohem me qenë e drejtë dhe harroj që në këtë botë plot me hijena duhet me qenë edhe lojtar…Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas çdo kujt siç kanë dashur. Gjynah apo jo? Njëjtë si çdo njeri në notë edhe unë edhe njerëzit që i involvoni nëpër media kemi ndjenja dhe prekni ndoshta ku s’duhet…e thash njëherë – Gabimi im që flas më shumë se ç’duhet”, u shpreh Fifi.
“Gabimi jem mbase që mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi jem mbase që tregoj kur jam e lumtur…gabimi im që harroj që ekzistojnë njerëz që dojnë me prish punë…gabimi jem që jap më shumë se duhet mbase”, vazhdon Fifi.
“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status, që kur të kem gjëra konkrete do ju them vet personalisht…dhe e vetmja gjë konkrete është që ‘Jam e dashuruar’. Ndërkohë zonja dhe zotërinjve m’keni prek në familje, më keni prekur në kallo (sedër)”, thotë tutje ajo.
Sa i përket projekteve muzikore, para disa ditë në treg erdhi kënga “Përjetësi” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...