Në Itali, numri i pacientëve ka kaluar një milion që nga fillimi i epidemisë.
Sipas të dhënave të fundit, 1,028,424 njerëz janë të infektuar në atë vend.
Gjithashtu është bërë e ditur se 42,953 njerëz vdiqën si rezultat i infeksionit, sipas ueb-faqes Worldometers.
Në 24 orët e kaluara, 32,961 njerëz u infektuan dhe 623 vdiqën. Ka 613,358 raste aktive të infeksionit në atë vend dhe 3,081 janë në gjendje kritike.
Rajoni verior i Lombardisë ishte më i goditur nga pandemia, me 8,180 raste të reja të raportuara.
Kjo është, megjithatë, një rënie e fortë krahasuar me 10,955 raste të reja të regjistruara të martën.
Le t’ju kujtojmë, Italia ishte vatër kryesore e coronavirusit në muajin mars, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...