Leonard Tushaj ka vendosur që shkollimin e tij dhe eksperiencat e ndryshme që i ka marrë nga vende të ndryshme evropiane ti vendos në funksion të fermës së dhive që ngriti dhjetë vite më parë.
Në një fshat të Mirditës në Shqipëria ai po ruan rreth 200 dhi të racës autoktone shqiptare. Iniciativës së tij i është bashkuar edhe bashkëshortja Rigerta.
Ajo është shkolluar për shkenca politike, por tashmë është përshtatur me jetën e fshatit dhe biznesin sfidues.
“Prodhimi nuk është në ato sasi të konsiderueshme sa mund të mendohet, por ajo që prodhohet është e ardhur 100% nga kullotat, mali dhe është biologjike”, deklaroi për Deutsche Welle, Rigerta Tushaj.
Tokën e gjyshërve të tij Leonardi e shfrytëzon sot për dhitë e tij që prodhojnë produkte pa hormone.
“Nga shtatori deri në maj apo qershor dhitë i kullosim në këtë vend që ka rreth 400m mbi nivelin e detit, ndërsa gjatë periudhës së verës i migrojmë kafshët në Munellë që është 1600 metra mbi nivelin e detit. Këtu kullosa është natyrale dhe si rrjedhojë edhe produktet që dalin si mishi apo djathi janë plotësisht natyrale”, shprehet Leonardi.
Me qumështin e dhive Rigerta përgatit produktet e bulmetit të cilat i shet te konsumatori./Deutsche Welle/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...