Selmanaj reagon kundër atyre që flasin kundër Thaçit: Mendova se jam duke lexuar ‘ čirilic’ gazetat në burgun e Beogradit

20:24 | 11 Nëntor 2020
L G

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj t gjithë atyre që kanë dhënë komente fyese ndaj ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka krahasuar këto komente me shkrime në që kishte lexuar në burgun e Beogradit./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

Duke lexuar disa komente kundër Hashim Thaqit për një moment mendova se jam duke lexuar ‘ čirilic’ gazetat në burgun e Beogradit…
Jo, fatkeqësisht këtë here ishin disa shqiptar…
Si për inat të ktyre injorantëve e të paditurëve po e postoi këtë foto me një nga personazhet kryesore të luftës së UÇK-së, z. Hashim Thaqi.
Beteja për pastërtinë e luftës së UÇK-së i takon çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike e partiake!
RS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme