Vedat Muriqi ndihet i lumtur që u rikthye në Kombëtaren e Kosovës dhe për golin e realizuar ndaj Kombëtares shqiptare, në miqësoren e sotme të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sulmuesi kosovar e ngushtoi rezultatin nga penalltia në minutat e fundit, në humbjen 1:2 nga Kuqezinjtë.
“Është ndjenjë e mirë ta veshësh fanellën e Kosovës, e kemi një atmosferë mjaft të mirë, më ka munguar Kombëtarja. Jam duke e marrë veten fizikisht dhe psikikisht. Besoj që në ndeshjet e ardhshme do të kthehet Vedati i kaluar”, theksoi fillimisht prizrenasi pas ndeshjes për Super Sport.
Ai foli për periudhën e gjatë në të cilën Kosovës po i mungon fitorja.
Futbollisti i Lazios beson se shpejt “Dardanët” do të kthehen tek fitorja, ndërsa i zuri në gojë edhe tifozët e flaktë kosovarë.
“Tek ne ka ndikuar periudha e kovidit, por kjo nuk është arsye pasi edhe ekipet tjera po përballen me këtë problem. Ne ishim shumë të kujdesshëm në ndeshjet paraprake, por na munguan tifozët. Ne në Kosovë ndihemi mjaft mirë aty, edhe pse janë 10-11 mijë shikues na kanë ndihmuar shumë tifozët në këtë periudhë. Shpresoj që t’ju kthehemi fitoreve sa më shpejtë”, vazhdoi ai.
Muriqi nuk ndihet i shqetësuar për humbjen pasi thotë se ndeshje të tilla shërbejnë për t’u përgatitur për duelet me rëndësi.
“Ishte një ndeshje vëllazërore, por dihet që kur fiton je i mirë, kur humb është më e vështirë, je i keq. Në këtë ndeshje nuk ishte shumë i rëndësishëm rezultati. Në ndeshjet e ardhshme shpresojmë t’ju kthehemi fitoreve dhe ta ndalim këtë seri të keqe”, thotë tutje Muriqi.
Atij po i mungojnë golat edhe tek Lazio, ku nuk ia ka bërë ende sefte.
Megjithatë, ish-futbollisti i Fenerbahçes insiston se po ndihet mirë dhe beson se do të shpërthejë edhe në ekipin nga Serie A.
“Unë nuk kam presion tek Lazio. I kam dy muaj që kam shkuar, jam kthyer nga lëndimi. Dalëngadalë po e marr veten. Çdo ditë po e ndjej veten më mirë. Besoj se do të vijë goli edhe tek Lazio. Nuk është shumë me rëndësi goli, por fitorja. Duhet pasur fat edhe për të shënuar”, përfundoi Muriqi. /Gazeta Express/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve