733 raste të reja me koronavirus dhe 137 të shëruar për 24 orë

15:04 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 733 raste të reja me koronavirus dhe 10 persona kanë ndërruar jetë të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Arbresh.info.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 137 persona.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

1519 TESTIME, 137 TË SHËRUAR DHE 733 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme