Iniciativa #Ne_populli_jemi_kunder_mbylljes_totale_challenge është bërë një formë proteste kundër masave të ashpra që qeveria Hoti ka ndërmarrë që ta luftoj virusin Covid-19.
E këtë iniciativë e morri mjeku nga Mitrovica, Remzi Rrahmani.
Ai në një prononcim për arbresh.info thotë se kjo sfidë u pranua shumë nga qytetarët për shkak se sipas tij qytetarët janë të lodhur nga lojat e qeverisë dhe dështimi i ofrimit të një mirëqenie për vendin.
“Si rezultat që jetoi në komunën e Mitrovicës e cila është njëra ndër komunat më të varfëra në Kosovë dhe ballafaqimi çdo ditë me nevojat e qytetarëve si në aspektin shëndetësor poashtu edhe financiar, më lindi ideja e kësaj sfide apo ‘challenge’ e cila është duke u përkrahur në mënyrë masovike nga qytetarët të cilët janë të lodhur nga këto lojra të qeverisë dhe me dështimin e saj të ofrimit të një mirëqenie dhe ndihme konkrete për vendin. Andaj ne duhet që ta kundërshtojmë fuqishëm këtë masë dhe të kërkojmë më shumë përgjegjësi dhe punë nga organet gjegjëse”, tha Rrahmani.
E masat e masat e marra ai i vlerëson si dështim i menaxhimit direkt të pandemisë.
“Ende nuk e kam parë vendimin zyrtar të lëshuar nga Qeveria e Kosovës por nga lajmet që janë duke qarkulluar ditët e fundit në vendin tonë jam duke parë që masat që do të merren janë si rezultat i dështimit të menaxhimit direkt të pandemisë dhe nuk janë aspak adekuate për qytetarët e Kosovës. Sigurisht që fajin kryesor e ka Qeveria e cila nuk arrinë ta kaloj as edhe një ligj të vetëm duke përfshirë ligjin kryesor për rimëkëmbjen e ekonomisë”, tha Rrahmani.
Rrhamani po ashtu thotë se nëse vazhdon që Qeveria mos t’i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, atëherë nuuk i përjashtojnë as protestat masovike.
“Për momentin jemi duke i përcjell zhvillimet në vend, mirëpo nëse shohim që Qeveria nuk është duke i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve nuk përjashtohet edhe protesta masovike në rrugë!”, tha Rrahmani.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Këto masa pritet të shkojnë për miratim në qeverinë e Kosovës dhe të hyjnë në fuqi të premten në ora 19:00./arbresh.info/
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat