Qeveria e Maqedonisë emëron 19 avokatë shtetërorë, gjashtë prej tyre janë shqiptar

13:17 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Me propozim të Komisionit për emërime, Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme emëroi 19 avokatë shtetërorë.

Siç bëjnë të ditur nga shërbimi qeveritar për shtyp, avokatë shtetërorë në Shkup është emëruar Leposava Venoska, Kristina Gorzdanoska, Elena Sazdovska, Zemile Kodra dhe Nedim Ismani. Në Kumanovë janë zgjedhur Dragan Jovanovski dhe Besim Veseli, për Ohër është zgjedhur Agron Reçi, ndërsa për Strumicë Tatjana Donkova.

Avokat shtetëror në Tetovë është emëruar Fetush Alili, në Gostivar Ylber Jusufi ndërsa në Strugë është zgjedhur Katerina Talevska-Skeparoska.

Në Gjevgjeli është emëruar Mirosllava Panarova, në Veles Valerija Nikollova, në Shtup Biljana Simonova Taseva, në Kavadar Suzana Kostova Koceva, në Manastir Gjoko Talevski, në Prilep Kiro Severkoski dhe në Koçani Olgica Janeva./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme