Ka dështuar të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se seanca shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit.
Në sallë ishin vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës deri në javën tjetër dhe ka ftuar edhe liderët e institucioneve dhe partive politike që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Ky hap nuk lidhet me zhvillimet që i përkasin drejtësisë, por me nevojën tonë për sensibilizim, sepse ne konsiderojmë se para se të sillemi me agjendën tonë të zakonshme, siç rëndom ndodh, neve na duhet reflektim dhe unitet përballë këtyre zhvillimeve të pazakonshme”, ka thënë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.
Përveç PDK-së, në Kuvendin e Kosovës nuk kanë qenë të pranishëm as deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë kohës kur është caktuar mbajtja e seancës, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë paraqitjen e parë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë./arbresh.info/
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...