Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media kanë bërë publik masat e reja antiCOVID-19.
Hoti ka thënë se situata është e rëndë dhe se është në rritje, raporton Abresh.info.
Masat e reja do të hyjë në fuqi nga e premtja, Prishtina do ta izolohet nga ora 19:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.
“Kemi marrë dy veprime për 7 komuna me rrezikshmëri të lartë të infeksionit, të lejohet akvitiviteti ekonomik deri në orën 19:00 sipas manulit të shëndetësisë.
Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna.
E dyta, ndalohen hyrjet daljet në këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit”, tha ai
Qeveria ka ndarë në tri kategorie komunat e prekura.
Këto janë disa nga masat:
Arsimi i lartë vetëm në platformën oline.
Në pikat kufitare do të kthen ekipet shëndetësore.
Bujëqsia, blektoria e transporti do të lejohen të punohen.
“Janë bërë riorganizimet e nevojshme brenda spitalit, duke rrit numrin e shtretërve , por edhe ngritja e shërbimeve spitalore. 621 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet rajonale. Bazuar në numrin e të infektuarve, IKSHPK ka nxjerr statistika duke i ndarë komunat në tri grupe, me rrezik të ulët ngjyrë të gjelbër, ku numri i të infektuarve për 100 mijë banorë është deri në 75 gjatë një jave.Në kategorinë e dytë janë me ngjyrë të portokall, ku janë komunat ku numri i rasteve të reja brenda një jave nga 76 deri në 150 pacientë dhe komunat me të kuqe që janë me rrezikun më të lartë ku numri i të infektuarve brenda javës e kalon mbi 150 raste të reja.Kjo është situate në të cilën jemi duke u përballur, kemi diskutuar në detaje fillimisht me institutin dhe MSH për detaje”, shtoi”
Në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik këto janë komunat më numër më të madh të rasteve aktive:
Komuna që kryeson, është Prishtina me 4,264 persona të infektuar.
Komuna e dytë me më së shumti raste është Gjilani, me 748 persona të infektuar.
Me numër të madh është edhe Fushë Kosova me 512 raste, ndërsa Gjakova regjistron 499 raste aktive.
Podujeva ka aktualisht 375 raste aktive dhe me tre persona më pak të infektuar është Ferizaj me gjithsej 372 raste aktive, shkruan Arbresh.info.
Kurse, Peja me 364 dhe me dy raste me pak është Prizreni me 362 raste aktive.
Vushtrria me 239 raste aktive, Mitrovica me 208 raste aktive dhe Lipjani me 198 raste aktive.
Tani në gjithë Kosovën janë gjithsej 8,253 raste aktive
Brenda 242 ditëve, Kosova ka shënuar 25,388 raste me Covid19, prej të cilëve 16,362 raste të shëruar ndërsa, nga koronavirusi kanë vdekur 733 persona
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...