Rexhep Selimi para Speciales, ky është veprimi i Grupit Parlamentar të VV-së

12:03 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi ka bërë sot paraqitjen e parë para Speciales në Hagë.

E GP i këtij subjekti politik, është mbledhur bashkë duke e ndjekur seancën, duke qenë prezent virtualisht me të.

Fotografinë e ka publikuar deputetja Mimoza Kusari, e cila ka cituar fjalinë e Selimit se luftën e ka nisur me Adem Jasharin dhe e ka përfunduar me gjeneralin Klark.

Postimi i plotë:

Sot me Rexhën prezent virtualisht në grupin parlamentar.

Si gjithmonë, Rexha edhe sot e hapi takimin:

“Luftën e UÇK-së e kemi nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin Klark”

#10shi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme