Mbrëmë në Prishtinë janë mbingarkuar transformatorët e KOSTT’it.
Kjo solli ndërprerje të energjisë elektrike. Me qëllim që të evitohen këto mbingarkesa, pra të mos paraqiten më, KOSTT’i sot do të sigurojë një transformator shtesë.
“Pasi që nuk ka mundësi alternative, gjatë vendosjes së tij, jemi të detyeuar të bëjmë shkyçje emergjente derisa KOSTT ta vendosë transforamtorin dhe të bëjmë shpërndarjen e ngarkesave”, thuhet në njoftim.
Ky proces do të kryhet sot, nga ora 13:00- 16:00. Gjatë kësaj kohe, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve në anën lindore të Prishtinës, duke përfshirë lagjet Bregu i Diellit dhe Mati 1.
KEDS për këto lagje është në finalizim të dyfishimit të kapaciteteve distribitive, duke kaluar linjat nga 10 kV në 20 kV, duke e vendosur rrjetin nëntokë dhe duke krijuar linja alternative për konsumatorët. Rritja e sotme e kapaciteteve transmetive që menaxhohen nga KOSTT, nënkupton që shërbimet e energjisë elektrike janë në nivelin më të lartë.
Por, edhe qytetarët ftohen ta përdorin me kujdes dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, në mënyrë që ky sistem të funksionojë sa më mirë, sidomos në këtë kohë pandemike.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...