Edukatoret me COVID-19, mbyllet një tjetër kopsht në Vlorë

11:06 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një tjetër kopsht në Vlorë është mbyllur për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë për kopshtin nr. 9, i treti institucion arsimor parashkollor që mbyllet në qytetin bregdetar.

Shkak është bërë konfirmimi i 3 edukatoreve të prekura më Covid-19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit, raporton balkan web.

Stafi prej 28 personash i këtij kopsht do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndroj i mbyllur deri në datën 25 nëntor.

Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më kopsht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme