OAK kërkon nga deputetët votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

10:24 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që urgjentisht të votojnë gjatë seancës së sotme në shqyrtim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19.

Ata thonë se ky ligj duhet votuar për shkak të gjendjes të rëndë të bizneseve në vend, transmeton Arbresh.info.

“OAK është shumë shqetësuar se nga leximi i parë në leximin e dytë nuk janë ftuar odat për të diskutuar në lidhje me kërkesat e bizneseve të cilat ne si OAK i kemi dërguar disa herë, thuhet në njoftimin e OAK.

“Kërkojmë që përveç kalimit të kësaj pako gjatë votimit të sotëm të merren parasysh edhe kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), i ka adresuar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë”.

“OAK, nga takimet me bizneset dhe puna në terren bënë të ditur sërish se gjendja e bizneseve është shumë e rëndë dhe nëse vazhdon të mungoi dora e zgjatur e shtetit, në muajt në vazhdim do të ndjehen pasojat shumë të mëdha tek sektori privat dhe vetë shteti kur dihet se të hyrat më të mëdha sigurohen pikërisht nga biznesi”.

Tahiri: PDK-ja bojkoton të gjitha seancat e Kuvendit pas ngjarjeve nga Gjykata Speciale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme