Vdes kryeministri i Bahrejnit pas 50 viteve në pushtet

09:49 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ka vdekur princ Khalifa i Bahrejnit, kryeministër i kësaj mbretërie.

Kryeministri më i gjatë që ka shërbyer ka vdekur dy javë para ditëlindjes së 85-të, transmeton portali arbresh.info

Ai kishte shërbyer si Kryeministër i mbretërisë që nga viti 1970.

“Me urdhër të Madhërisë së Tij Mbretit Hamad bin Isa Al Khalifa, Oborri Mbretëror vajton Lartmadhërinë e Tij Mbretërore Princin Khalifa bin Salman Al Khalifa, Kryeministrin, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes në Spitalin Mayo Clinic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha BNA në një deklaratë.

Princi Khalifa, djali i dytë i ish-sundimtarit të Bahrejnit Salman, lindi në 24 nëntor 1935.

Në janar 1970 ai u bë kryeministri i parë i mbretërisë së Gjirit dhe pushtoi këtë post tërë jetën e tij, gjë që e bën mandatin e tij si kryeministër më të gjatin në botë, duke zgjatur 50 vjet dhe 296 ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme