Tahiri: PDK-ja bojkoton të gjitha seancat e Kuvendit pas ngjarjeve nga Gjykata Speciale

09:36 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës për një javë do të pezulloj çdo aktivitet në Kuvend.

Kështu ka bërë të ditur Abelard Tahiri deputet i kësaj partie. Para medieve ai tha se nuk do të marrin pjesë  në as një agjendë të Kuvendit për një javë pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale, raporton Arbresh.info.

“Qe nga 5 nëntori i këtij viti pas ngritjes së aktakuzave Kosova është në rrethana të jashtëzakonshme. Në Hagë janë duke u paraqitur Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi. Për këtë fakt ky zhvillim. Prek traditën e Kuvendit në si PDK kemi nevojë për reflektim duke e shtyrë për një javë prezentin në Kuvend, pasi ngjarjet e fundit kanë pas efekt të rëndë”, tha tahiri.

Tahiri ka bërë thirrje edhe për partitë e tjera që të veprojnë njëjtë me ta .

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme