Si pasojë e situatës alarmante që e ka kapluar qytetin tonë dhe rritjes drastike të numrit të pacientëve të infektuar me virusin covid 19 sidomos javëve të fundit, udhëheqësia e spitalit në kordinim me shefin e repartit Internistik Dr.Jusuf Jakupin kanë vendosur që edhe një pjesë të repartit Internistik ta përshtasin si qendër Covid për pranimin e pacientëve të infektuar.
” Pas kontakteve të vazhdueshme që kemi pasur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjithë specializantët e qytetit tonë të cilët kanë qenë të angazhuar me specializimet e tyre në Klinikat e Shkupit nga sot të gjithë specializantët e qytetit tonë kontributin e tyre profesional, fisnik dhe human do ta japin për pacientët e qytetit tonë. Si drejtor shfrytëzoj rastin që të shprehi mirënjohjet dhe vlersimet e mija më të larta të gjithë personelit mjeksorë që po bëjnë maksimumin e tyre në përmirësimin e shëndetit të pacientëve dhe tejkalimin e kësaj situate të vështirë që tash më ka kapluar të gjithë botën”, njoftojnë nga Spitali i Gostivarit.
Nga drejtoria falemenderojnë specializantët e ri të cilët nga kanë filluar ti trajtojnë pacientët e infektuar nga Covid 19./gostivarisot
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona