Shqipëri, hyn në fuqi zbatimi i orës policore, kush thyen urdhrin ndëshkohet me gjobë

08:16 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Këtë të mërkurë futet në fuqi ora policore e vendosur dy ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve në vend për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në orën 6 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobitet.

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.

Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.

Gjithashtu në kuadër të masave kufizuese në këtë fashë orare do të jenë të mbyllura dhe do të punojnë me ‘delivery’.

Ndërsa për të gjithë sektorët që do të jenë në punë në këtë orar ku ndalohet qarkullimi do të duhet të merrin autorizim në E-Albania.e.su./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme