Greqia “blindon” kufirin me Shqipërinë, çon ushtrinë në ishull

01:32 | 11 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Greqia do të vendosë për herë të parë trupa ushtarake në një ishull pranë Shqipërisë.

Lajmin e japin mediat greke, konkretisht “Ta Nea”, që shkruan se plani për kthimin e Kretës në një fortesë me ngritjen e një baze helikopterësh përfshinë edhe vendosjen e poste ushtarake në ishullin Othonoi, që është skaji më perëndimor i Greqisë, pranë Shqipërisë.

Skenari i grekëve për planet ushtarake është publikuar nga mediat, por zyrtarisht nga Athina nuk ka asnjë informacion.

Lëvizja e Greqisë vjen në një moment kur vendosi që të zgjerohet me 12 milje në Jon, ndërsa cështja e kufirit detar me Shqipërinë do të zgjidhet në Hagë.

Ishulli ku Greqia do të vendosë postë ushtarake është i lakuar tashmë prej vitesh në politikën shqiptare për shkak të marrëveshjes së detit./Abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme