Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar marrëveshjen e normalizimit me Bahreinin.
E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se 62 ligjvënës nga gjithsej 120 votuan pro marrëveshjes, ndërsa 14 ligjvënës nga Lista e Përbashkët Arabe votuan kundër.
Më herët gjatë ditës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset tha se normalizimi me Bahreinin do të kontribuojë në ekonomi.
“Falë paqes, ne do të jemi në gjendje të lidhim tubacionet e naftës nga Gjiri Persik në Izrael dhe nga këtu në Evropë”, tha Netanyahu.
Më 15 shtator, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord për krijimin e marrëdhënieve të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin, pasi nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshjet janë kundërshtuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.
Marrëveshjet nxitën kundërshtime të gjera nga palestinezët, si dhe nga vende të tjera, përfshirë Iranin dhe Turqinë.//AA
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...