Konjufca: Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me drejtësi por politikë

00:00 | 11 Nëntor 2020
L G

Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë  se aktakuza e Gjykatës Speciale ka premisa politike ndaj Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me drejtësi, por me politikë. Nëse e lexoni aktakuzën e shihni se ka premisa politike. Sjellja e qeverisë është e mjerueshme. Cfarë të bëjmë. Ti shkojmë mbrapa këtij kryeministri që po thotë se duhet vetëm të rrimë e të bëjmë sehir?. Jo kjo nuk është zgjidhja. Që të përballojë këtë Gjykatë Kosova, krejt çështja është që të përballemi me këtë gjykatë. Mënyra më e mirë është që të kemi një qeveri të fuqishme në aspektin kombëtar, në aspektin e legjitimitetit. Një qeverisje e cila e mbron sovranitetin e vendit”, tha ai në emisionin dPT .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme