Melanie Trump, zonja e parë e SHBA-ve, është duke ndjekur hapat e burrit të saj Donald Trump, kështu që ajo vendosi të mos bënte asnjë bisedë telefonike me zonjën e parë të ardhshme Jill Biden.
Donald Trump nuk e njeh fitorën e Biden në zgjedhjet e fundit presidenciale, shkruan CNN, prandaj nuk ka ndërmend të pres Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portal arbresh.info
Trump pretendon se kishte vjedhje të zgjedhjeve dhe njofton një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë.
Sipas Daily Mail, Jill Biden tashmë ka bërë një orar për veprimet e ardhshme.
“Jill është përqendruar në ndërtimin e ekipit të saj dhe një plan për të arritur përparësitë bazuar në arsimin, familjet e ushtarëve dhe veteranëve, si dhe luftën kundër kancerit,” tha Michael de la Rosa, një zëdhënës i Jill Biden.
Ai gjithashtu ka shtuar se Jill Biden do të vazhdojë punën e saj si mësuese edhe kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...