Zlatan Ibrahimovic është “i pavdeskshëm, si Cristiano Ronaldo” ka thënë ish menaxheri i suedezit, Carlo Ancelotti
39 vjeçari është duke i prirë listës së golashënuesve në Serie A kurse 35 vjeçari Ronaldo është i dyti me Ibrahimovicin i cili e ka gjetur formën dhe po e komandon AC Milanin drejt pretedentëve për titull përsëri.
Ancelotti e pranon se ai kishte menduar se karriera e Ibrahimovicit është në fund kur ai kishte shkuar në MLS te LA Galaxy më 2018 por ai vazhdoi dhe u kthye nga SHBA me 53 gola nga 58 ndeshje kurse pas rikthimit në Itali ai ka shënuar 20 gola nga 29 ndeshje.
39-year-old Zlatan Ibrahimovic and 35-year-old Cristiano Ronaldo are still running Serie A ?
Old but gold ? pic.twitter.com/PMMYoO7TvN
— Goal (@goal) November 2, 2020
“Kur Ibra shkoi të luantë në Amerikë mendova që kjo ishte lamtumira e tij finale”, tha Ancelotti për Sport Mediaset.
“Në vend të kësaj ai shënonte në çdo ndeshje. Tani ai u kthye në Itali, mendova që prapë është fund dhe përsëri, ai shënon çdo të diele. Pyetne atë a e kam kërkuar te Napoli”.
“Ai është i pavdekshëm, si Cristiano Ronaldo. Ata vazhdojnë të luajnë shumë mirë, ata jo vetëm që luajnë por ata edhe shënojnë dhe kjo nuk është e lehtë për moshën e tyre”. /GazetaExpress/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet