Google ADS

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Krimet i ka kryer Serbia, Specialja është gjykatë etnike

21:46 | 10 Nëntor 2020
A. B.

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka reaguar pas nisjes së seancave dëgjimore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së.

Komiteti ka cituar një deklaratë të analistit amerikan dhe profersori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, i cili duke komentuar aktakuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është një etnike dhe se ka jurdiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.

“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë një etnike”, shkruan më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Ndryshe, Eliot Engel është kryetar i këtij komiteti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme