Google ADS

Selimi përgëzon çiftin turk që zbuluan vaksinën kundër Covid-19

21:35 | 10 Nëntor 2020
A. B.

Shkenca ka bërë një hap të jashtëzakonshëm në frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke zbuluar një vaksinë që është 90% efektive.

Vaksina kundër Covid-19 nga kandidati i Pfizer / BioNTech ka rezultuar 90% efektive, shkruan portali arbresh.info

E me këtë rast ka reaguar, kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi përnes një ‘tweet’,  i ka përgëzuar zbuluesit e vaksinës.

“Më në fund, çifti turk do ta shpëtoi gjithë botën”.

Çifti turk që zbuluan vaksinën kundër Covid-19 janë Ugur Sahin dhe Özlem Türeci. Sahin, 54-vjeçar, është themelues i Biontech, gruaja e tij një vit më e re Türeci është Kryeshefe e Mjeksisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme