Zv. kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov pas bisedimeve të sotme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, në kuadrin e Samitit të Procesit të Berlinit në Sofje, tha se gjithçka varet nga autoritetet në Shkup.
Ai tha se kishte një bisedë të gjatë midis të dyja palëve.
“Ata e kuptuan që Bullgaria nuk ndjek ndonjë politikë kokëfortësie, por ndjek një politikë parimore, se Bullgaria është një shtet sovran dhe se nuk ndikohet nga disponimi në një apo në një tjetër kryeqytet evropian ose botëror.
Ekzistojnë dy mundësi – ose i gjithë procesi për Bullgarinë dhe Maqedoninë përfundon mirë, ose për Maqedoninë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian do të shtyhen për ca kohë. Bullgaria nuk është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia është një anëtare kandidate. Kandidati gjithashtu duhet ta respektojë atë kërkesë në Bashkimin Evropian, gjegjësisht nuk duhet të keni probleme të pazgjidhura me fqinjët”, theksoi Karakaçanov./Telegrafi/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...