Haradinaj: Nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

20:42 | 10 Nëntor 2020
A. B.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të një avokati nga Serbia i cili ka thënë se ish-kryeministrit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Haradinaj përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,
Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.
Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.
Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit.
RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme