Google ADS

BioNTech tregon çmimin e vaksinës anti COVID-19

20:09 | 10 Nëntor 2020
L G

Kompania BioNTech ka bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj potenciale COVID-19 në botën e zhvilluar.

“Çmimi për SHBA për 100 milionë dozat e para është 19,50 dollarë për dozë”, tha kryeshefi i strategjisë i BioNTech, Ryan Richardson pas publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë të martën.

Ai po i referohej një marrëveshje korriku të arritur nga partneri Pfizer PFE.N me qeverinë amerikane për furnizimin e vaksinës.

“Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme,” tha Richardson. /KP/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme