Arifi: Problem të zbatohen marrëveshjet nga Samiti i Sofjes, kombet e rajonit ende s’janë pajtuar

19:35 | 10 Nëntor 2020
L G

Në procesin e Berlinit është miratuar Tregu i Përbashkët Rajonal ku do të përfshijë Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Këtë si pozitive e cilësoi profesori i të drejtës ndërkombëtare Dritëro Arifi, por ai u shpreh skeptik që mund të jetë i implementueshëm, njofton Klan Kosova.

“ E dimë që Kosova edhe pa Mini-Shengenin e ka një ekonomi të lirë sepse s’kemi probleme. Por me Serbinë dhe me Bosnjën është një fantashkencë. Serbia as pas 33 marrëveshjeve s’ka lëvizur ende. Zotimet në letër janë pa asnjë problem, por kur vjen puna të impelemntimet atëherë ka problem”.

Arifi tha se një shofer kosovar ka shumë probleme kur tenton të hyjë në kufirin serb dhe se për këto procedura as nuk janë ngritur fare si shqetësim nga Kosova.

“Nuk besoj që do të implementohen të gjitha ato marrëveshje që janë nënshkruar. Në aspektin praktik në rajon s’ka ndodhur ende pajtim mes kombeve. S’kemi pajtim mes shteteve dhe është vështirë që të mendohet që një shtet që ende s’ është larguar nga e kaluara të bëjë këtë”.

Ai në Info Magazine komentoi edhe mundësinë e ndaljes së dialogut me Serbinë dhe tha se ai përkrah pezullimin e dialogut dhe kushtëzimin e tij.

“Kosova ka pësuar një bankrot politik dhe juridik. Ne po e marrim si të mirëqenë, por është akuzuar presidenti i shtetit dhe dy ish-kryeparlamentarë. Dialogu duhet të pezullohet dhe të kushtëzohet. Të bëhet një kornizë e qartë e dialogut dhe të bëhet një kornizë e afatizuar. Prej 2011 jemi duke folur për çështje të certifikatave dhe diplomave. BE-ja s’është serioze te qasja jonë”.

Të ngjashme