Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në takimin virtual në Samitin e Sofjes.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të BE-së, raporton arbresh.info.
Megjithatë, ajo çka bie në sy, është mos vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës gjatë paraqitjes së Hotit në këtë samit.
Përveç kësaj, në fotografinë e publikuar nga vet Hoti, shihet flamuri i Kosovës i lënë pas dere.
Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur qëllimisht, apo nga pakujdesia, mirëpo liderët tjerë shtetëror shumica kanë vendosur flamurin e tyre kombëtar.
arbresh.info ka siguruar foto ku shihet edhe paraqitja e shteteve të tjera në këtë samit, e që shihen simbolet shtetërore të vendeve të tyre. /arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent