SHBA-ja raportoi për shtatë ditë me radhë nga 100 mijë raste me coronavirus, derisa është vendi i parë në botë që ka regjistruar tanimë 10 milionë të prekur që nga shpërthimi i pandemisë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, shifra ditore e rasteve ka të ngjarë të rritet shpejt, bazuar në deklaratën e një eksperti.
“Ne po e vërejmë që rastet po rriten ndjeshëm në këtë vend”, tha Micheal Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës për CNN.
“Nuk do të habitem nëse në javët e ardhshme do të shohim nga 200 mijë raste në ditë”, shtoi ai.
SHBA-ja kohëve të fundit është përballur me rekord rastesh të reja, shifrat ditore që raportohen të jenë më të larta se sa në stinën e verës.
Ekspertët në pamundësi të vaksinës efektive, bëjnë apel për respektimin e masave parandaluese.
Gjatë ditës së djeshme kompania amerikane Pfizer në bashkëpunim me atë gjermane BioNTech, thanë se vaksina e tyre eksperimentale ka rezultuar 90 për qind efektive.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...