Google ADS

Ishte në kërkim prej kohësh, arrestohet i riu në Dibër

16:26 | 10 Nëntor 2020
A. B.

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Dibër.

Bëhet fjalë për I. P., 23 vjeç, banues në Fushë Lurë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. V. ( i arrestuar më parë nga Policia), më datë 12 korrik 2020 ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër.

Po kështu u sekustruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën në fjalë.

Për shtetasin I. P., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme