Amber Heard është duke u përballur me ofendime të ndryshme në rrjetet sociale, pasi Johnny Depp e humbi betejën ligjore me tabloidin britanik, The Sun.
Fansat e hamshorit hollivudian e kanë ofenduar ish-bashkëshorten e tij, pas vendimit të gjykatës se ai ka qenë i dhunshëm në lidhjen e tyre dhe e ka keqtrajtuar fizikisht.
Përdoruesit e Twitterit kanë nisur mesazhe të shumta në drejtim të aktores, në të cilat i kanë rekomanduar që të vdesë.
“Shpresoj të digjesh në ferr për gjithçka që ke bërë. Johnny Depp është një njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka merituar këtë” – thotë një prej mesazheve të shumta drejtuar saj. Një tjetër përdorues ka thënë se shpreson që Amberin ta godasë autobusi dhe të vdesë.
Kujtojmë që Depp e kishte paditur tabloidin The Sun për shpifje për një artikull nga viti 2018, në të cilin aktori ishte etiketuar si abuziv ndaj ish-bashkëshortes. Megjithatë, ai e ka humbur procesin gjyqësor.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...