Njerëzit në Evropë shumë shpejt pas licencimit do të kenë në dispozicion vaksinën mjaft premtuese kundër virusit Corona të koncerneve farmaceutike Biontech dhe Pfizer.
Sikurse njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA, duke iu referuar të dhënave nga Komisioni i BE-së në Bruksel, marrëveshja me dy koncernet farmaceutike është „gati”. Pak më parë politikani kristiandemokrat për Europën Manfred Weber la të kuptohet, se së shpejti marrëveshja mund të nënshkruhet. “Unë mund të jap sinjalin e çtensionimit: Marrëveshjet do të nënshkruhen orët në vijim dhe një ditë më pas ato do të ankorohen ligjërisht në vendimet e Komisionit”, tha për televizionin Phoenix Manfred Weber, kryetar i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.
“Marrëveshjet duhet të jenë përmbyllur sipas rregullave me kompetencë në aspektin profesional dhe ligjortha Ëeber. Në fund ka pasur diskutime, që Pfizer duhet të respektojë të drejtën europiane si dhe ligjin e Europës mbi përgjegjësinë. „Kjo duhet sqaruar”, shtoi ai. Megjithatë mund të „siguroj, që edhe ne europianët kemi akses tek vaksina”. Ia ka vlejtur, që Europa i ka zhvilluar në unanimitet me një zë këto bisedime. Në këtë mënyrë ka mundur që ajo të prezantohet më fuqishëm ndaj koncernit të SHBA-së Pfizer.
Ministri gjerman i Shëndetësisë pret 100 milion ampula vaksine
Disi i matur u shpreh ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn. Ai than në Berlin: “Ne parashikojmë, që në ditët e ardhshme të arrijmë marrëveshjen përfundimtare.” Ndërkohë ka marrëveshje paraprake me Biontech dhe Pfizer, tha Spahn. Sipas tij të paktën 200 milionë ampula vaksine janë siguruar për Europën. Ai parashikon, që Gjermania të marrë rreth “100 milion” vaksina.
Të hënën (09.11) të dy sipërmarrjet prezantuan të dhënat mjaft premtuese për efektin dhe efektet anësore të kësaj vaksine. Firma nga Mainci Biontech dhe koncernin i SHBA-së Pfizer deklaruan bashkërisht, se vaksina potenciale e tyre BNT162b2 në analizën e ndërmjetme ka dëshmuar një efekt mbi 9i0 përqind për mbrojtjen ndaj COVID-19. Gjithashtu nuk janë konstatuar efekte evidente anësore të saj. Për të fituar imunitetin nevojiten dy ampula vaksine për person. Komisiioni i BE-së prej muajsh po negocion në emë rtë shteteve të BE-së me koncernet Biontech dhe Pfizer.
Eshtë parashikuar që pas përmbylljes së marrëveshjes të 27 vendet anëtare të BE-së të kenë njëkohësisht akses në furnizimet me vaksinën. Shpërndarja do të bëhet sipas madhësisë së popullsisë. Gjermania ka një kuotë prej 19 përqind. Gjermania si një treg i madh farmaceutik do të kishte mundur ashtu si edhe disa shtete të tjera të mëdha të BE-së të negocionte veçmas për kontratën me koncernet, tha ministri Spahn. Por me Francën, Italinë dhe Holandën u ra dakord, që këtë proces ta realizojë Komisioni për të gjitha vendet. Në rast të kundërt vendet më të vogla nuk do të kishin pasur mundësi. „Një veprim i tillë është ndonjëherë më i mundimshëm, por në fund, nëse jemi të gjithë bashkë, jemi edhe më të fortë”, tha ministri.
Përshpejtimi i licencimit në SHBA?
Ende vaksina nuk është licencuar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse. Biontech dhe Pfizer kanë deklaruar, se duan të aplikojnë javën e ardhshme për licencinim e shpejtë në SHBA. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Spahn, tha se edhe në BE ka procedura përkatëse licencimi, që duhen përmbyllur. Por edhe në Europë ka mjundësi që procedurat të përshpejtohen. Ai nënvizoi, se megjithatë normat e parashikuara për efektet e mundshme anërsore për licencimin e vaksinave do të mbeten po aq rigoroze, pra nuk do të zbuten.
Sipas ministrit pritet që proces i shpejtë licencimi si në SHBA edhe në Europë. Spahn u shpreh optimist sa u përket zhvillimeve të mëtejshme lidhur me pandeminë. Sipas tij „me shumë gjasë” në tremujorin e parë të 2021 do të ketë një vaksinë. „Kjo është dritë në fund të tunelit”.
Sipas ministrit Spahn ka ndërkohë edhe marrëveshje të gatshme të BE-së me koncernet farmaceutike Zeneca dhe Sanofi, të cilat gjithashtu punojnë për vaksinën ndaj COVID-19. Një kontratë është firmosur „parimisht” edhe me sipërmarrjen Johnson & Johnson.
kle/se (dpa, afp, DW)
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...