Google ADS

33 të vdekur e mbi 1400 raste të reja me koronavirus në Kroaci

13:10 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 33 viktima dhe 1.467 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtjes Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 14.524. Midis tyre, 1.513 pacientë janë në spital, nga të cilët 167 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 70.243 raste me koronavirus, nga të cilët 865 kanë vdekur, 54.854 janë shëruar, nga të cilët 1.852 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht 29.179 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani, 572.489 persona janë testuar, nga të cilët 7.803 në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme