Google ADS

Vdes nga Covid-19 figura politike palestineze

12:31 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një nga figurat më të shquara politike palestineze, Saeb Erekat ka vdekur nga Covid-19, bëjnë të ditur zyrtarët palestinezë.

65-vjeçari ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore Hadassah në Jerusalem, transmeton portali arbresh.info

Erekat ishte sekretar i përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) dhe një këshilltar i Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Ai ishte krynegociatori palestinezëve në bisedimet e paqes me Izraelin për dy dekadat e fundit.

Erekat ndihmoi në negocimin e Marrëveshjeve Historike të Oslos në 1993, e cila krijoi Autoritetin Palestinez dhe u dha palestinezëve vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës për herë të parë që kur Izraeli pushtoi territoret në 1967.

Ai njoftoi më 8 tetor se kishte rezultuar pozitiv për koronavirus por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin izraelit nga shtëpia e tij në Jericho në Bregun Perëndimor 11 ditë më vonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme