Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot ka bë parashikimin se kur mund të arrijnë në Maqedoninë e Veriut vaksinat e zbuluar kundër Covid 19 nga kompanitë Fajzer dhe Astra Zeneka.
“Pas testimit të suksesshëm klinik, vaksinës i duhen disa muaj që t’i kalojë çështjet administrative për tu regjistruar. Mendoj se kjo do të ndodhë diku rreth vitit të ri”, deklaroi Filipçe për gazetarët.
Ministri maqedonas i shëndetësisë vlerëson se në bazë të dinamikës aktuale, arritja e vaksinës në Maqedoni pritet në muajin janar ose shkurt, raporton gazeta Lajm.
Ai theksoi se vaksina në Maqedoni pritet të arrijë përmes Polinisë dhe Greqisë. Për momentin në vendin tonë nuk priten masa shtesë, ose orë policore për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Nëse një gjë e tillë imponohet, ne do ta shqyrtojmë, por për momentin nuk është shqyrtuar kjo mundësi”, theksoi Filipçe, duke folur edhe rreth mundësisë për karantinim të komunave ose rajoneve të veçanta ku ka numër më të madh të personave të infektuar.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën