Zaevi nga Sofja: Do të diskutojmë për drejtimet kyçe strategjike për rajonin tonë

12:02 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se ka arritur në Sofje në Samitin për Ballkanin perëndimor që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit.

Sivjet, nikoqire e këtij procesi është Republika e Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa samiti do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev dhe Borissov, njofton telegrafi maqedoni.

“Hapim kapitull të ri në zhvillimin e rajonit dhe realizimin e standardeve të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor i çojnë më afër anëtarësimit në BE”, thotë Zaev.

Zaev përmendi se sot do të diskutohen për drejtim kyçe strategjike për rajonin, vizionin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme