Paraqiten para gjykatës të dyshuarit për sulmin terrorist në Barcelonë

10:11 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Tre persona do të dalin para gjykatës në Spanjë për sulmet vdekjeprurëse që lanë 16 persona të vdekur  në Barcelonë më 2017.

Treshja akuzohet për ndihmën e dhënë autorëve, që u qëlluan për vdekje nga policia, për të kryer sulmet që lanë 140 persona të plagosur, transmeton portali arbresh.info

Një nga autorët përplasi furgonin tek kalimtarët në zonën turistike Las Ramblas të Barcelonës, para se një sulm tjetër të niste në qytezën në afërsi.

Të akuzuarit do të dalin para gjykatës së lartë të Spanjës në Madrid të martën.

Dy akuzohen se i përkisnin celulës xhihadiste që orkestroi sulmet, ndërsa i pandehuri i tretë akuzohet se ka bashkëpunuar me ta.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) tha se ishte përgjegjës për sulmet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme