Google ADS

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 67 pacientë me coronavirus, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë

09:44 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me coronavirus, 56 prej tyre janë në oksigjeno terapi kurse nëntë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu në raportin 24-orësh të Spitalit të Pejës bëhet e ditur se 334 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 116 analiza, shkruan Arbresh.info.

“5 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 5 dhe kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“91 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 45 Rëntgen, 31 EHO dhe 15 CT-ja”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme